Kryetari i deritashëm i Gostivarit, Valbon Limani gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në TV21 ku ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të deleguar ushtrues tjetër të detyrës së kryetarit të kësaj komune deri në zgjedhjet e 11 janarit të 2026.
Limani ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin e Qeverisë, por se deri te një vendim i Gjykatës Kushtetuese ndaj kësaj ankese, nëse i deleguari i troket në vendin e tij të punës, ai do ta lejojë dhe se “nuk do të bëjë show”.
Më tej Limani njoftoi se nuk do të ketë pranim-dorëzim të detyrës së kryetarit të Gostivarit, pasi siç vlerëson, i deleguari nuk është i përzgjedhuri i popullit.

