Ndonëse aktualisht mban pozitën e Ministrit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani nuk e përjashton mundësinë që të garojë nën llogo të koalicionit VLEN për komunën e Kërçovës, në zgjedhjet lokale.
I pyetur nga TV Shenja, Limani tha se emrin e tij në anketa e kanë përfshirë edhe opozita.
Thotë se kandidatët e VLEN në të gjitha komunat jo vetëm në Kërçovë do të jenë si nevojë dhe kërkesë e qytetarëve e jo si dëshirë personale e VLEN.
“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, ka deklaruar Limani.
Limani: Në Kërçovë me emrin tim po “maten” opozita!

Ndani këtë artikull