Ligjin e jurisprudencës në maqedonisht e ka lejuar Talat Xhaferi

1 Min. Leximi

Dokumentet zyrtare tregojnë se Ligji për provimin e jurisprudencës është shpallur dhe miratuar vetëm në gjuhën maqedonase në periudhën kur vendi qeverisej nga koalicioni LSDM–BDI, ndërsa kryetar i Kuvendit ishte Talat Xhaferi.

Sipas dekretit për shpalljen e ligjit, akti është miratuar në seancën parlamentare të mbajtur më 11 shtator 2019 dhe është nënshkruar nga presidenti i atëhershëm i shtetit, Stevo Pendarovski, si dhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ligji rregullon kushtet dhe procedurat për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe përcakton kriteret për juristët e diplomuar që synojnë të ushtrojnë profesionet juridike për të cilat kërkohet ky provim.

Ky dokument është dëshmi se ligji në fjalë është miratuar nga qeveria LSDM-BDI, ndërsa partia e Ahmetit e cila tani është në opozitë fajëson koalicionin shqiptar VLEN për paaftësi në ndryshimin e këtij ligji që do të mundësonte provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe. /Alfax.mk/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull