I ftuar në Daily click në TV21, deputeti i VLEN, Rijad Shaqiri tha se, ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat është prolonguar paksa ndonëse u paralajmërua që të jetë gati në nëntor të vitit të kaluar, përcjell Tv21. Shaqiri tha se, është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. Ai tutje tha se, me këtë ligj, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit, që siç tha, edhe në ato që kanë qenë të paprekur për ta.
“Ligji është prolonguar. Është më mire të prolongohet dhe të sillet një ligj gjithëpërfshirës se sa të bëhet një ligj që do të pësoj ndryshime të vazhdueshme në etapa të caktuara. Unë ndaj mendimin se më mire është të përpunohet më gjatë dhe të jetë më gjithëpërfshirës se sa të bëhet shkel e shko. Ky ligj ngërthen në vete përfaqësimin e drejt dhe adekuat në të gjitha institucionet e shtetit. Kemi pasur institucione të caktuara që deri tani nuk kanë qenë të përfshirë nga shqiptarët. Disa nga institucionet kanë qenë të paprekura, tabu për shqiptarët dhe me këtë ligj mundësohet kjo”, tha Shaqiri në Daily Click.