Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me një “ndëshkim të ashpër” për sulmet e së premtes.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh janë vrarë gjatë sulmeve që Izraeli ka deklaruar se kishin në shënjestër objektiva bërthamore.
“Regjimi izraelit ka kryer një krim në agim. Ky regjim duhet të presë një ndëshkim të ashpër”.
“Gjatë sulmeve të armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u vranë. Pasardhësit dhe kolegët e tyre do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre, me ndihmën e Zotit, pa asnjë ndërprerje”, tha Khamenei, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai paralajmëroi Izraelin se me sulmin e së premtes, i ka “përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë”.