Ndërkohë që liderët politik të koalicionit opozitar shqiptar VLEN urojnë besimtarët muslimanë për festën e bekuar të Ramazanit, ish zv/kryeministri Artan Grubi ofendon oponentët e tij.
Më poshtë do ua përcjellim statusin e plotë të Grubit:
Hey MC Kresha
Po foli True story
Qaty t’majt te semafori
Money Heist ju hini njoni
Shuma afro nje milioni
Mos u alarmoni moni, se alarmi s’boni
200-inshet te verdha kallbllak i thirri minioni
Kënga Semafori me tekstin shumë të qëlluar iu dedikohet: Bill Rusit, Izet Afrikanit, Afrimi nuk e din as vet prej ku o se o habit, Arben Turkeminstanit, edhe njonit që s’ia din askush emrin, për krejt dashninë ❤️ dhe 👍 që mi sollën dhe dhuruan nga shoktë e tyre ruso-aziatiko-afrikan.
A e dini atë, mungesa ime vërehet më shumë se prezenca juaj, unë edhe kur s’jam, ju më shihni n’ëndërr loqkomana, kiss e keni!