Liderë të shumtë botërorë kanë reagur për sulmin e armatosur në një stacion autobusi në Jerusalem nga i cili kanë mbetur të vdekur gjashtë dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shkruar në X se Franca e dënon sulmin, duke u shprehur ngushëllime të prekurve.
“Spirala e dhunës duhet të marrë fund. Vetëm një zgjidhje politike do të sjellë paqen dhe stabilitetin për të gjithë në rajon”, ka thënë Macron.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Ëadephul, ka shkryar se është “thellësisht i tronditur” nga incidenti dhe u ka uruar të plagosurve “shërim të shpejtë”.
Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, ka thënë se është “i tmerruar” nga sulmi.
“Ne qëndrojmë me Izraelin kundër kësaj egërsie”, është shprehur ai.
Sulmin e kanë dënuar me një deklaratë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministria e saj e Jashtme ka thënë se riafirmon “refuzimin e tyre të përhershëm të të gjitha formave të dhunës”.