Sot, në qytetin e Tetovës, Komisioni Qendror Zgjedhor i Lëvizjes BESA, i përbërë nga Adnan Azizi, Fatmir Limani, Fadil Zendeli, Hasim Murtezani, Astrit Ilazi, dhe Melinda Rashidi, zhvilloi një mbledhje me komisionet komunale për të diskutuar themelimin dhe riorganizimin e strukturave partiake, si dhe zhvillimin e Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas.
“Gjatë takimit, u diskutua në detaje procesi i strukturimit të Lëvizjes BESA, duke filluar nga baza e deri në kupolën e partisë, me një fokus të veçantë në respektimin e normave statutore të partisë.
Në përputhje me parimet tona, procesi i riorganizimit do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe demokratike, duke u bazuar në vullnetin dhe angazhimin e anëtarësisë së partisë.
Lëvizja BESA mbetet e angazhuar për të ofruar mundësi për përfshirje të gjerë dhe zhvillim të strukturave të saj, duke ruajtur gjithmonë parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, njoftuan nga Lëvizja BESA.