Milani është hedhur në sulm për yllin e kombëtares nigeriane pasi gjendja fizike e tij, dëmtimet dhe konfliktet me shokët e skuadrës i kanë hapur derën largimit të Boniface nga Leverkusen.
Leverkusen ka marrë vendimin, sulmuesi titullar do të jetë Schick pasi ofron më shumë garanci nga ana fizike, më i mirë në lojën ajrore dhe më i dashur brenda dhomave të zhveshjes.
Dashuri me shikim të parë, tani pak ftohtësi. Marrëdhënia mes Bayer Leverkusen dhe Victor Boniface është paqësore, por jo perfekte. I ardhur në Gjermani në verën e vitit 2023, ai ishte vendimtar për fitoren e kampionatit 2023-24, titulli i parë në historinë e Leverkusen, por një sërë dëmtimesh dhe shpërthimi i Patrik Schick kanë zbehur entuziazmin rreth tij. Tani klubi gjerman është në negociata me Milanin që e yllin nigerian dëshiron për të përforcuar sulmin.
Në Leverkusen e kanë vendosur, sulmuesi titullar për sezonin do të jetë Schick. Arsyeja është se ish-sulmuesi i Romës është më i fortë në lojën ajrore dhe ofron më shumë garanci fizike. Boniface ndihmon skuadrën në ndërtimin e lojës, zbret në mesfushën e tij për të krijuar hapësira për shokët e tij, por me Ten Hag në pankinë loja do të ndryshojë.
Pas një sërë dëmtimesh që e kufizuan sezonin e kaluar, sulmuesi nigerian u paraqit në grumbullim në gjendje të mirë fizike. Megjithatë, nuk është aq mirë sa shpresonte stafi teknik, pasi ka disa probleme muskulore të vazhdueshme që e kanë penguar. Po luan pak, madje edhe në miqësore dhe nuk ka marrë asnjë minutë në ndeshjen zyrtare të kupës.
Dhe nuk mbaron këtu, muajt e fundit Boniface është përfshirë në disa episode të pakëndshme. Në mars, gjatë ndeshjes së fituar 4-1 kundër Eintracht-it, ai u zemërua me shokun e skuadrës Buendia sepse i mori një gjuajtje, megjithëse nigeriani ishte i pozicionuar më mirë. Boniface fillimisht bëri gjeste ndaj Buendia-s, më pas madje e shtyu. As shokët e skuadrës dhe as Xabi Alonso nuk arritën ta qetësonin.
Në janar ai kishte vendosur të linte Leverkusen për të shkuar në Arabinë Saudite te Al Nassr, pasi i kishte ardhur një ofertë e majme. Por tratativa dështoi në momentin e fundit sepse arabët nuk ishin aq të bindur.
Që nga ai moment, “raporti i dashurisë” që shpërtheu në sezonin e parë të Boniface te Bayer u ftoh ngadalë, por në mënyrë të pashmangshme. Derisa u shua plotësisht.