Është lëshuar në përdorim rruga që e lidhë fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës me qytetin e Tetovës. Projekti në tërësi, siç tregoi kryetari i komunës Blerim Sejdiu, ka kushtuar 27 milionë denarë. Për ta përuruar rrugën e re atje shkoi edhe Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

“Ky projekt përfshinë 1500 metra të gjatësi të rrugës, 5 metra gjerësi asfalt dhe deri në 6 metra bankinat, 500 metër mur mbrojtës si dhe një urë të gjatë prej 11 metrash e cila rrugë në total kap vlerën e 27 milionë denarë, e cila 20 milionë denarë i siguroi qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 7 milionë denarë janë ko-financim nga buxheti komunës Zhelinës”, tha Blerim Sejdiu, Kryetar i komunës së Zhelinës.