Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së kryesisë të partisë u shpreh se për formimin e qeverisë kërkojnë të kenë postin e kryeministrit. Për këtë temë ka folur sot kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.


Hamza la të kuptohet se PDK si parti e dytë që doli nga zgjedhjet e 9 shkurtit, mban dyert e hapura për temën e kryeministrit.
”Nuk e mbylli temën mundësinë që ne të ulemi dhe të bisedojmë. Na kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës për këtë cështje dhe skemi ndryshu. Sipas rënditjes…
Nuk është që është tregu shumë e shëndetshme dhe funksionale. Por këto situate duhet t’i qartësojmë. Mundet edhe një parti më e vogël ta kërkoj postin e kryeministrit, mirëpo PDK i ka qartësitë e veta për cka jemi të hapur me qenë korrekt në bisedime. Mos me mbyll rrugën e bisedimeve për cështje që s’e kanë ndonjë peshë të madhe. Nëse një parti politike ka një profit për një ministër që është profesional me të gjitha kushtet, për qeverinë është më mirë, pse me insistu me thënë jo. Pres që javën e ardhshme të kemi zhvillime më konkrete në këtë drejtim”, tha Hamza në Debat Plus.
Hamza e ka komentuar vizitën e shkurtër të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për të parë babanë e tij të shtrirë në spital.
Hamza ka thënë se vizita te babai iu vonua teksa ka shtuar se ishte e drejtë njerëzore që iu mohua Thaçit.
“Anën pozitive të vizitës e shoh që pas shumë kërkesave, iu dha e drejta që ta shoh babanë e tij të sëmurë. E kam vizituar edhe unë bacin Haxhi. Ndërsa ana tjetër që paraqet diçka total të panevojshme, janë ato pamje, janë gjithë ato vonesa për t’iu njohur një e drejtë njerëzore që të vijë dhe ta shoh prindin e tij”, ka thënë Hamza në Debat Plus.
“Këto pamje dhe kjo mënyrë është totalisht e panevojshme, nuk janë të duhurat që i duhen këtij rasti, por nuk i meriton Presidenti dhe as Kosova”, ka shtuar ai.
“Tek e fundit Dhomat e Specializuara janë krijuar nga Kosova, me votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Dhanë dorëheqje dhe shkuan të ballafaqohen me drejtësinë”, ka thënë veç të tjerash Hamza.