Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK)/
Kështu ka njoftuar Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku,. Ai ka thënë se ky bashkëpunim është rikthim në traditën e hershme, e sipas tij, ky përbashkim definojnë të ardhmen euroatlantike.
“Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi. Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook të mërkurën.