Shkup, 11 qershor – “Sot dhe nesër, ShA MEPSO është nikoqire e Seminarit strategjik të SDC 2025 dhe takimit të 109-të të Komitetit për zhvillim të sistemeve elektroenergjetike (SDC)”, ka shkruar ne rrjetet sociale, drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi.
“Nën patronazhin e ENTSO-E, ekspertët kryesorë të energjetikës në Evropë po përcaktojnë drejtimet e ardhshme për zhvillimin e rrjetit elektroenergjetik.
Në kuadër të dialogëve strategjikë diskutohen tema me rëndësi kritike për tranzicionin energjetik – inovacionet, planifikimi i infrastrukturës, nevojat sistemore, furnizimi dhe qëndrueshmëria e rrjetit elektroenergjetik.
ShA MEPSO e ka vendosur Shkupin në hartën energjetike të Evropës!”, mbyllet postimi i Latifit.