Statistikat e ekspertëve tregojnë se vetëm në vitin 2025, qytetarët kanë shpenzuar 2,8 miliard euro në kazino, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi – Azizi. Ajo tha se, me ligjin për lojërat e fatit i cili është në procedurë parlamentare, synohet mbrojtja e qytetarëve nga varfërimi sepse kazinot dhe bixhozi, siç tha ajo, sjellin në varfërim.
“Unë tash shumë një shembull të thjeshtë, me që jemi në Çair, do të jap një shembull për Çairin kemi 10 shkolla dhe kemi 24 kazino dhe jemi 3.4 kilometra katrorë territor dhe gjithë këto kazino që janë afër shkollave do të largohen, pa marrë parasysh cila është metoda e matjes 500 metra larg shkollave do të jenë, fëmijët nuk do të kalojnë më pranë kazinove për të hyrë në shkollë, nuk do të ketë as aparate në vend pagesat ku luhen baste, nuk do të ketë as reklama, fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë duke parë reklama të kazinove, pra reklamat do të zhvendosen, nuk do të jenë prezente as jashtë vend pagesave, kazionove dhe kështu me radhë. Do të largohen larg 500 metra, gjithçka e kemi edhe në konsultime e kemi sjellë këtë ligj dhe është bërë hap pas hapi, do të ulin varfërinë te qytetarët sepse”, deklaroi zëdhënësja e Qeverisë. /Shenja/
Latifi-Azizi: Fëmijët nuk do të kalojnë më pranë kazinove për të shkuar në shkollë

Ndani këtë artikull
