LAMM: Nuk ka më vonesa në pikat kufitare, devijohet trafiku i mallrave në “Bllacë”

1 Min. Leximi

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

- Advertisement -

“Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.

LAMM njofton se që nga ora 6:30 e mëngjesit në pikën kufitare “Bllacë”, më saktësisht në pompën e benzinës “Dizel”, trafiku i mallrave është devijuar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull