Persona të paidentifikuar deri më tani kanë gjuajtur me kallashnikovë në drejtim të kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ndërsa i njëjti është i lënduar rëndë dhe aktualisht gjendet në Spitalin Klinik të Shkupit. Burime nga terreni tregojnë për gazetën KOHA se i vdekur ka mbetur A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës, ndërsa të plagosur janë edhe dy-tre persona tjerë.
Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një veturë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.
Policë të shumtë ka në vendngjarje, ndërsa është bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. (koha.mk)