Albrim Hoxha: VLEN po mbyll një plagë dydekadëshe, drejtësia po kthehet në normë

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka deklaruar se qeverisja e VLEN në pushtet po sjell ndryshime të thella në përfaqësimin dhe barazinë institucionale, duke adresuar padrejtësi të trashëguara prej më shumë se njëzet vitesh.

“Në vitin e parë të qeverisjes, VLEN po e mbyll një plagë që të tjerët e lanë të hapur për dy dekada,” tha Hoxha. Ai theksoi se kur përfaqësimi i drejtë bëhet ligj, të parët që shqetësohen janë ata që nuk patën guximin ta realizojnë, edhe pse kishin gjithë pushtetin në dorë.

- Advertisement -

Sipas tij, VLEN nuk ka hyrë në institucione për të heshtur, por për të kthyer drejtësinë në normë dhe dinjitetin në një detyrim ligjor.

- Advertisement -

“Ky ligj flet në emër të gjithë atyre që nuk i dëgjoi askush me dekada. Ai është për shqiptarët që u numëruan, por nuk u respektuan. Për ata që pritën një shtet që t’i shihte si të barabartë – dhe më në fund, po e shohin,” u shpreh Hoxha.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull