Pas përplasjeve të deputetëve nga ulëset e Kuvendit apo nga foltorja, dje u miratua Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve. Kësaj here ligji pësoi ndryshime sa i përket pajisjes me licenca për nëpunësit e çerdheve, të cilat do të mund të merren edhe në gjuhë të tjera, respektivisht gjuhën që e kërkon vetë kandidati.
“Me zgjidhjen e re ligjore që Kuvendi sot pasdite miratoi Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të gjitha LICENCAT dhe TESTIMET si asnjëher më parë për 22-vite do të jenë edhe në gjuhën SHQIPE për kandidatët shqiptarë”, njoftoi në Facebook deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu.