Procesi i përzgjedhjes së kandidatit të Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Strugës nuk ka prodhuar një fitues nga kuvendi lokal i degës. Burime brenda partisë bëjnë të ditur se pas votimit të zhvilluar, dy emrat në garë – Arsim Dalipi dhe Lulzim Nasufi – kanë marrë nga 26 vota secili, duke krijuar një situatë barazimi, ndërkohë një votë ishte e pavlefshme shkruan Strugalajm.
Në mungesë të shumicës, kuvendi nuk ka vijuar me rivotim, por ka vendosur që çështja t’i kalojë kryetarit të partisë, Ziadin Sela, për të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me kandidaturën për Strugën.
Ky zhvillim hedh poshtë pretendimet se kandidati është zgjedhur me shumicë votash në kuvend, duke e zhvendosur vendimmarrjen nga baza në qendër. (Strugalajm.com)