Kuvendi do ta mbajë seancën e 83-të, në votim përbërjet e reja të KSHZ-së dhe KPMK dhe ndryshimet në Kodrin Penal

5 Min. Leximi

Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 83-të të seancës plenare, në rend dite të së cilës janë përbërja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrotje nga Diskriminimi (KPMD), Propozimi shtesë për ndryshimin dhe plotsimin e Kodit Penal në lexim të dytë dhe Propozim ligji për detyrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim – KfV pas Marrëveshjes për hua për financim të projekteve për rehabilitim energjetik efikas të konvikteve studentore dhe objekteve për nxënës/studentë me pengesa në zhvillim në Maqedoninë e Veriut, faza 2, me procedurë të shkurtuar.

Për KSHZ-në e re me shtatë anëtarë aplikuan gjithsej 16 kandidatë. Kandidatët për përbërjen e re u përcaktuan në seancën e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërimet më 21 janar. Bojan Mariçiq, i diplomuar në drejtësi dhe me diplomë master në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane dhe studime bashkëkohore evropiane nga Shkupi, është propozuar për pozicionin e kryetarit të KSHZ-së nga LSDM, ndërsa Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar dhe me diplomë master në ekonomi dhe financa nga fshati Neproshtenë – Tearcë. Për anëtarë të Komisionit janë propozuar Aleksandar Dashtevski, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Angelço Ristov, i diplomuar në drejtësi dhe magjistër i së drejtës administrative dhe administratës publike nga Dellçeva, dhe Svetllana Karapetrova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër i ekonomisë, financave, kontabilitetit dhe auditimit nga Tetova nga VMRO-DPMNE, Boris Kondarko, i diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi nga LSDM, dhe Ditmire Shehu, e diplomuar në drejtësi nga Gostivari nga BDI-ja.

Për anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrotje nga Diskriminimi në Komisionin kuvendore për Çështje të Zgjedhjeve të Emërimeve janë vërtetuar Limko Bezjaroslki, politikolog i diplomuar dhe doktor i shkencave historike nga Pllasnica, Natasha Amdiju, juriste e diplomuar dhe magfjistre e shkencave jurudike nga Berova dhe Xhihan Ahmed, jurist i diplomuar dhe magjistër i shkenave juridike nga Shkupi. Për anëtarë të KPMD janë paraqitur gjithsej 14 kandidatë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë (kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë). Anëtarët e KSHZ-së mund të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë me vendbanim të përhershëm në vend, të jenë të diplomuar në drejtësi me të paktën tetë vjet përvojë pune si juristë dhe të mos jenë anëtarë të një organi të partisë politike. Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen dhe shkarkohen nga Kuvendi. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për një mandat pesëvjeçar, me të drejtë për një zgjedhje tjetër radhazi. Gjatë zgjedhjeve duhet të zbatohen parimet e përfaqësimit adekuat të të gjitha grupeve shoqërore, parimi i përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të anëtarëve të komuniteteve dhe pjesëmarrja e balancuar gjinore. Anëtar i Komisionit mund të zgjidhet një person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka nivel VII/1 të arsimit dhe të paktën shtatë vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, pesë prej të cilave në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit, dhe nuk është bartës i një funksioni në një parti politike.

Me Propozim ndyshimet dhe plotësimet e Kodit penal për çka është e dobishme analiza krahasuese e përgatitur në Kuvend, vendoset edhe vepër e re penale – inkriminim i keqpërdorimit të xhirimeve të huaja, fotografi, audio-regjistrime ose regjistrime me përmbajtje seksuale.

Me propozim ligjin është e përfshirë edhe dispozita për sekuestrim të zgjeruar, gjegjësisht neni 98-a, në drejtim të shtrerijes së veprave penale, për të cilat ajo mund të zbatohet. Gjithashtu, kryhet edhe harmonoizim me Konventën e Stambollit përmes ridefinimit të veprës penale lëndim trupor nga neni 130-të i Kodit penal me mënjanim të ndjekjes pas propozimit në taste kur vepra është e kryer gjatë kryerjes së dhunës me bazë gjinore, dhunës ndaj grave ose dhunës familjare ose nga urrejtja ao kundrejt një personi që është i ndjeshë për shkak të moshës së gtyre,m pengesat e vështira trupore ose shpirtërore ose shtatzanisë, me çka kjo formë e veprës do të ndiqet në detyrë zyrtare

Propozim-ligji përmban edhe dispozita për harmonizimin e veprave penale kundër sigurisë në trafik dhe marrjen e sendeve me pakon propozim-ligje të ndërlidhura me projektin “Qyteti i sigurt”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull