“Kush është i radhës” nesër në protesta, kërkojnë drejtësi për rastet tragjike

1 Min. Leximi

Nisma qytetare “Kush është i radhës” ka filluar dorëzimin e kërkesave lidhur me tragjedinë në Koçan. Përfaqësuesit e kësaj nisme, thonë se dorëzimi formal vjen pasi nuk ka reagim ndaj kërkesave që janë prezantuar që nga muaji i kaluar.

Omer Muhamedi nga kjo iniciativë, paralajmëroi edhe protestën e nesërme, që do të nis nga Qeveria dhe do të përfundojë te Gjykata Penale, ku mes tjerash tha se do të kërkohet drejtësi për 22 vjeçaren, Teodora Ristovska.

- Advertisement -

“Edhe pse kërkesat tona ishin të përgatitura dhe të prezantuara para opinionit që prej muajit të kaluar, nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve kompetente për zbatimin e këtyre kërkesave, prandaj tani, prej sot fillojmë me dorëzimin formal përmes arkivit te të gjitha institucionet për të cilat vlerësojmë se janë kompetente…Nesër prej orës 18:00 do të ketë protesta, itinerari do të jetë prej Qeverisë, pika kryesore do të jetë para Këshillit Gjyqësor, sepse e dimë se Këshilli Gjyqësor është organi që duhej të ngrit procedurë disiplinore ndaj gjykatësit Elvedin Ferati, i cili e solli vendimin për Teodorën”, deklaroi Omer Muhamedi, Përfaqësues i iniciativës “Kush është i radhës”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull