Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.
Ai ka thënë se uron që legjislatura e dhjetë të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe ta formojë qeverinë e re.
“I falënderoj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, pastaj edhe për durimin dhe angazhimin që kanë treguar. Mendoj që pjesëmarrja do të jetë masive”, ka thënë ai.

