Kurti tregon arsyen pse s’e rikandiduan Osmanin për presidente: Nuk na e garantonte kuorumin

1 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar arsyen pse nuk e ka rikandiduar për presidente Vjosa Osmani.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se një veprim i tillë nuk është bërë pasi, sipas tij, ishte e qartë se ajo nuk do ta siguronte kuorumin e nevojshëm.
“Ne jemi përpjekur që ta gjejmë figurën konsensuale dhe shtegun për propozime partiake e nisi PDK-ja, ne nuk ishim për atë. Por, kur na u tha neve që mund të japim, ne erdhëm te emri i Glak Konjufcës, që mendojmë se ka qenë vendim i duhur. Ne e kemi ditur paraprakisht që as presidentja aktuale, as presidenti potencial nuk na e garantojnë kuorumin. E kemi ditur. Kjo u pa mbrëmë me ata 66 deputetë. Dhe në këtë situatë ne kemi bashkëpunuar me partitë tjera. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse ne kemi vepruar ashtu siç kemi vepruar dhe në fund erdhëm në situatën ku nuk ishte kandidatë edhe presidentja aktuale”, ka thënë Kurti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull