Kurti: Sulmi në Ibër Lepenc ishte sipas rregullave të lojës së Rusisë

2 Min. Leximi

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulmi në kanalin kryesor të Ibër Lepencit ishte sipas rregullave të lojës së Rusisë, e cila sipas tij, sulmoi infrastrukturën kritike të Ukrainës.

Në një postim në platformën X, i pari i ekzekutivit tregoi se kështu u shpreh në takimin që e pati me komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.

- Advertisement -

Ndër tjera, Kurti potencoi se kërcënimet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin fund.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë për bashkëpunimin rajonal dhe theksova se kërcënimet e sigurisë duhet të marrin fund dhe ata që janë përgjegjës për sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën tonë kritike duhet të mbajnë përgjegjësi”.
“Sulmi ishte ishte sipas rregullave të lojës së Rusisë, e cila sulmoi infrastrukturën civile kritike në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne e ngremë alarmin për aleancën e Rusisë me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Tutje, kryeministri shtoi se Kosova është e përkushtuar ndaj reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Zgjerimit, dhe se mezi presin që të marrin pyetësorin e Këshillit të BE-së për anëtarësim.

“Mezi pres të bashkëpunoj me Kos për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Kurti është duke qëndruar në Bruksel nga e hëna dhe ka zhvilluar një mori takimesh me drejtuesit e rinj të institucioneve në BE.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull