Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkalimit kufitar të përbashkët Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në prag të sezonit turistik veror.
Sipas tij, kjo është pika e dytë kufitare që bëhet funksionale brenda dy muajve, pas asaj në Hani të Elezit – Bllacë, dhe do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.
“Lëvizja e qytetarëve dhe mallrave po bëhet çdo ditë e më shumë, më lehtë dhe lirshëm mes dy vendeve tona,” shkroi Kurti.