Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e PDK-së dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamza.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë këtij takimi, Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, derisa u fol edhe për zgjedhjen e presidentit/es.
Po ashtu, u diskutua edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik.
“U diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës sonë dhe pluralizmit partiak e demokratik. Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Pos të partit të PDK-së, kryeministri të hënën do ta takojë edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

