Kryeministri Albin Kurti ka uruar Institutin Albanologjik për hapjen solemne të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”.
Kurti iu ofroi mbështetjen e qeverisë, tani, por edhe në të ardhmen, njofton Klankosova.tv.
“Ndihem i nderuar të përshëndes fillim e konferencës shkencore “Java a Albanologjisë”. Albanologë shqiptarë dhe të huaj gjatë ditëve të konferencës do të kenë rastin që të ndajnë me njëri-tjetrin, arritjet nga gjuhësia, etnologjia, folklori, letërsia dhe historia e shqiptarëve. Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive dhe luftarake. Ajo ishte pjesë e përpjekjes për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan.
Tutje, Kurti tha se “Java e Albanologjisë” është bërë një traditë e bukur, dhe uron që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Tani më “Java e Albanologjisë” është bërë një traditë e bukur dhe uroj që ajo të vazhdojë e gjallë dhe e larmishme edhe në të ardhmen”.