Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniSport

Kurti: Investuam 200 milionë euro në infrastrukturën e futbollit, sivjet nisim procedurat për stadiumin nacional

Përditësimi i fundit: 2024/04/21 at 4:51 PM
Publikuar April 21, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria që ai e drejton ka investuar 200 milionë euro në infrastrukturën e futbollit, gjegjësisht në stadiumet dhe fushat ndihmëse të përcaktuara për këtë sport. Këso investimi që ka bërë “transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit”, ai thotë se nuk ka pasur asnjëherë në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti ka treguar se çfarë konkretisht është duke bërë Qeveria nëpër stadiumet e futbollit, njëherësh ka paralajmëruar se “gjatë këtij viti do të nisin procedurat për stadiumin nacional të Kosovës”. “Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit. Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren”- ka bërë të ditur Kurti. Një muaj më parë, saktësisht më 29.03.2024, nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për renovimin e kësaj fushe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kishin arritur marrëveshje në nëntor të vitit të kaluar. Për këtë qëllim janë ndarë 1.3 milion euro. Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte mbyllur në nëntor të 2023-ës, për shkak të dëmtimit të madh që kishte pësuar fusha, si rezultat i ngarkesës së madhe dhe mirëmbajtjes jo të duhur. Po në fund të nëntorit vitit të kaluar, UEFA nuk lejoi “Ballkanin” që të luante në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Konferencës. Kryeministri Kurti ka njoftuar se punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot, për sa kohë që janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.Pjesë e planit pesë vjeçar, sipas tij, është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
3shi.net 21 Prill, 2024 April 21, 2024
Artikulli i mëparshëm Vuçiq ka mbërritur në Nju Jork, ku nesër do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë
Artikulli tjetër Albin Kurti: Ja pse kam besim tek Arben Taravari

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Slavjanka e LSDM: VMRO + BDI = ❤️

    3shi.net June 8, 2024
    VMRO: Ahmeti nga lider i shqiptarëve në Maqedoni, po shndërrohet në mbrojtës të krimit
    Mickoski konfirmon se është bastisur shtëpia e Grubit: Ka indikacione për krime në Lotarinë e Maqedonisë
    Kosovarët interesohen të blejnë shtëpitë e braktisura të fshatit Kaninë të Vlorës
    Taravari: UÇK-ja është ajo pjesë e historisë së kombit shqiptar që do të zgjojë gjithnjë Nderim, Respekt dhe Adhurim!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?