Kurti i pëgjigjet akuzave se ka përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën për Kanal10 i është përgjigjur akuzave të BDI-së dhe Ali Ahmetit se ai ka kontribuar në përçarjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kurti e mohoi kategorikisht këtë, duke theksuar se roli i tij ka qenë pikërisisht i kundërt, përcjell INA.

“Ne i kemi bashkuar ata. VLEN është një bashkim midis subjekteve politike. Qysh i pasmi përçarë ne? Ata ishin disa subjekte të ndryshme, ndërsa ne kishim vetëm një deputet që është anëtar i Vetëvendosjes,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se nëse ka kontribuar qoftë edhe pak në afrim dhe unifikim të subjekteve shqiptare në Maqedoni, kjo duhet parë si vlerë e jo si arsye për akuza.

“Besoj se ky bashkim ka ndikuar pozitivisht. Disa subjekte të shpërndara u bënë bashkë. Kjo është e mirë dhe kjo është arritje e tyre,” tha Kurti.

Deklarata e tij vjen pas kritikave nga BDI, e cila pretendon se ndikimi politik nga Prishtina ka shkaktuar thellim të ndasive mes partive shqiptare në vend.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull