Kurti godet mediat: Kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasur

3 Min. Leximi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur gënjeshtarë ata që punojnë nëpër portale e që paraqiten nëpër studio televizive.

Duke iu referuar me termin “rrenca”, ai ka hedhur akuza të rënda drejt mediave. Këto akuza ai i bëri dje gjatë një takimi që pati me banorët e Istogut në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

Ai madje ka marrë rolin e ekspertit duke i treguar të pranishmëve se ato çka ata lexojnë, ‘nuk janë hiç lajme’. “Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pas”, ishin akuzat e Kurtit.

Në këtë formë ai ka sulmuar mediat nga një restorant në Istog.

Ky është fjalimi i plotë i Kurtit, në të cilin i quan mediat dhe gazetarët si “rrenca”. Deklaratën mund ta gjeni pas minutës së 18-të:

Sa i përket çka dëgjoni, e di që nuk e keni kollaj. Kurrë ma vështirë me i ngu lajmet në Kosovë nuk ka qenë. A e dini pse? Jo për shkak se ka lajme të rrejshme, por për shkak se nuk janë lajme hiç. Plot prej tyre janë opinione, të ambalazhuara si lajme.

- Advertisement -

Ktyneherë kur kemi ngu lajme, kanë qenë të vërteta, faktike për ngjarje të caktuara. Ndërkaq opinionet ke mujtë me u pajtu, ke mujtë mos me u pajtu me to. Po tash janë përzi këto dy gjëra, kjo po shkakton shumë konfuzion te populli jonë. Ju e dini shumë mirë, me bo me ni tri herë të njëjtën rrenë, ti thu: nashta nuk o bash qashtu, po diçka ka. Epo s’ka kurrgjë. Pra, këta e kanë gjetë formulën me përsëritë rrenën që me shkaktu dyshimin.

Këtyre ju mjafton që ju me dyshu, në Qeverinë e Kosovës ose në Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, dyshimi shkaktohet nëpërmjet përsëritjes së rrenës. Epo të ju them të drejtën, nëse dikush rren njëherë, unë gati jam për me e falë, veç nëse ma përsëritë rrenën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.

Me rrejtë një herë jo domosdoshmërisht je rrenc, se mundesh me qenë i keqinformumë, por me përsëritë rrenën. Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pas.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull