Kurti: Ende nuk kemi zgjidhje për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me liderin e LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se ende nuk ka zgjidhje për çështjen e presidentit. Për takimin e sotëm me Abdixhikun tha se ishte takim konstruktiv.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, deklaroi Kurti./21Media


Përfundon takimi i Kurtit me Abdixhikun

Ka përfunduar takimi i kryetarit të LVV-së, Albin Kurti me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kujtojmë se ky është takimi i tretë me radhë, ku fokusi kryesor është zgjedhja e presidentit./RTV21/21Media


Kurti takohet sërish me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe sot po zhvillon një takim sërish me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ky është takimi i tretë me radhë, ku fokusi kryesor është zgjedhja e presidentit.

Kujtojmë se afati për zgjedhjen e postimin e presidentit përfundon të enjten. Kurse Kurti përpos këtyre tre takimeve me Abdixhikun ka pasur një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën të shtunën lidhur me këtë çështje për të cilën Hamza tha se i ka propozuar Kurtit që presidenti të vijë nga radhët e PDK-së./21Media