Kursi “UEFA B Fitness Coach” përmbyllet me sukses, trajneri i FC Shkupit, Ferid Veseli mes të certifikuarve

1 Min. Leximi

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n, organizoi për herë të parë kursin “UEFA B Fitness Coach,” i cili certifikon trajnerët e përgatitjes fizike. Ky kurs përmbylli me sukses edicionin e tij të parë këtë javë në Tiranë.

Në kurs morën pjesë 33 kandidatë, mes tyre edhe trajneri kondicional i FC Shkupit, Ferid Veseli, i cili me sukses kaloi provimin përfundimtar. Kursi, që filloi në shtator, përfshiu katër muaj trajnime teorike dhe praktike, të ndara në katër blloqe.

- Advertisement -

Pjesa më e madhe e sesioneve u monitorua nga delegati i UEFA-s, Chris Barnes, i cili ofroi sugjerime të vlefshme për përmirësimin e programit. Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të trajnerëve të përgatitjes fizike dhe në rritjen e cilësisë së stërvitjeve të skuadrave futbollistike.

Një fokus i veçantë gjatë trajnimeve iu kushtua futbollit të vajzave dhe të rinjve, duke theksuar rëndësinë e tyre për të ardhmen e këtij sporti.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se së shpejti do të publikojë datat e reja për edicionin e kursit në vitin 2025, duke ftuar të interesuarit të ndjekin procesin e regjistrimit dhe të informohen mbi tarifat dhe strukturën e programit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull