Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç ka mësuar Alsat, transportuesit privat me 105 autobusë nuk janë në qarkullim nga dita e djeshme për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të siguruar lëndën djegëse për qarkullim. Alsat mëson se Qyteti i Shkupit tashmë ka miratuar një pagesë prej 40 milionë denarë për transportuesit privat por të njëjtat janë bllokuar në Ndërmarrjen Qarkulluese Publike. Alsat qëndroi për disa minuta para zyrave të NQP-së derisa u larguam me urdhër të drejtorit të NQP-së me arsyetimin se gjoja ishte i zënë dhe nuk kishte interes për tu pronocuar për media.
Mungesën e transportuesve privat më shumë e pësojnë punonjësit e institucioneve të ndryshme, personat me terminë të caktuara shëndetësore si dhe nxënësit e shkollave të mesme të cilët nuk mund të arrijnë në orarin e duhur.
“Sa kohë pritët? Gjysmë orë. Ka ndodhur të vonoheni në shkollë për shkak të vonesës së autobusëve? Po”, u shpreh një nxënëse.
“E planifikon të vijë në orën e caktuar në fakt nuk vjen. Kjo është, ne nuk jemi të fuqishëm, të tjerët duhet të marrin masa”, tha një qytetare.
“Për Zotin, kohë të gjatë po e pres 50-en”, tha një tjetër qytetare.
“Shumë gjatë po pres, rreth 30-35 minuta. Cilin autobus? Cilido qoftë privat, nuk mund të shkoj në Spitalin Shtetëror. Kishit të caktuar për kontroll? Kisha, unë jam i sëmurë, nuk shoh, as ty nuk të shoh. I kam operuar sytë por jo mirë”, theksoi një qytetar.
Disa nga qytetarët madje detyrohen të paguajnë shuma të larta për shërbimet e taksive për të mbërritur në destinacionin e caktuar.
“Ndodhë të udhëtoni me taksi, si zgjidhje? Sinqerisht po, natën vonë. Ndodhë edhe mos të ndalen, kalon rreth teje sikur nuk të sheh, zakonisht në periudhën 21 e 30 oise 22, shpejtojnë të përfundojnë ndërrimin. Shuma më e madhe që keni paguar për taksi? Prej në Idrizovë deri këtu 550 denarë. Shumë është”, u shpreh një qytetare.
“Më shumë se gjysmë ore po pres. Cilin autobus po prisni? Të gjithë privatët nuk vijnë. Çdo ditë vonohemi në punë dhe anasjelltas. Ndodhë të paguani taksi për të mbërritur? Nuk ka para për taksi”,nënvizoi një tjetër qytetare.
Disa nga transportuesit privat kanë konfirmua për Alsat se nuk do të jenë në qarkullim derisa nuk sigurojnë këto mjete, pasi sipas tyre, nuk kanë më mundësi të gjitha këto shpenzime ti përballojnë nga xhepi I tyre. /Alsat.mk