“Kthehemi në shtëpi” – KF Shkupi rikthehet në Çair pas gjashtë javësh

1 Min. Leximi

KF Shkupi ka njoftuar se më në fund rikthehet para tifozëve të vet.

“Pas gjashtë xhirove kthehemi në shtëpi për të zhvilluar ndeshjen e parë si nikoqir në Çair, të shtunën kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, në prani të tifozëve dhe nën monitorimin e VAR-it”, thuhet në komunikatën e klubit çairas.
Takimi do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 15:30, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur që hyrja të jetë falas për të gjithë tifozët.

Edhe tifogrupi “Shvercerat” u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve për mobilizim maksimal.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull