Komisioni Shtetëror Zgjedhor, sot e mbajti mbledhjen e 125-të në të cilën anëtarët e komisionit e shqyrtuan dhe miratuan vendimin për ndryshim të Planit vjetor për furnizime publike në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Anëtarët e KSHZ-së u]nanimisht i votuan dhe miratuan edhe vendimet për konstatimin e regjistrimeve në vendvotime në disa komuna të Shkupit dhe Radovish.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko tha se ndryshimi i planit vjetor për furnizime publike i referohet punës rrjedhëse në prag të zgjedhjeve.
Anëtari i KSHZ-së, Angellço Ristov tha se ndryshimet janë paraparë për punën e rregullt të Komisionit shtetëror zgjedhor dhe i referohen furnizimit të licencave për pajisjen e KSHZ-së, të përfshira në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve lokale.
Në mbledhjen e sotme anëtarët unanimisht i votuan edhe vendimet për konstatimin e vendvotimeve në shumicën e komunave të Shkupit. Siç sqaroi Kondarko, bëhet fjalë për vendime për konstatimin e regjistrimeve në vendvotime, në bazë të kompetencave të KSHZ-së, që është edhe procedurë standarde e cila zbatohet rrjedhshëm në bashkëpunim me Entin shtetëror për statistika dhe të dhënat të cilat arrijnë nga sektorë rajonal për harminizim të rregullt dhe përditësim të vendvotimeve.
“Konkretisht ka të bëjë me disa vendime në disa komuna, në disa vendvotime: vendvotimi 1585, komuna Radovish, 2915, Vizbeg, komuna Butel, 2915/1, Vizbeg, komuna Butel, vendvotimi 2789/1 Draçevë, komuna Kisella Vodë, vendvotimi 2789, Draçevë, Kisella Vodë, 2835, komuna Qendër, vendvotimi 2753, komuna Aerodrom, 2730/1 Aerodrom, 2730 gjithashtu Aerodrom dhe vendvotimi 2642, komuna Karposh”, tha kryetari i KSHZ-së.
Në mbledhjen e sotme u votua edhe procesverbali nga mbledhja e kaluar.