KSHZ: Dorëzimi i listave të kandidatëve deri më 13 shtator, fushata fillon më 29 shtator

5 Min. Leximi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdit në seancën e 128-të i miratoi afatet për të gjithë veprimet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2025, pasi paraprakisht sot ato kryeparlamentari Afrim Gashi.

Fushata zgjedhore për raundin e parë fillon më 29 shtator në ora 00:00 dhe zgjat deri më 17 tetor deri në ora 24. Për raundin e dytë fushta zgjedhore do të zgjasë deri më 31 tetor deri në ora 24.

- Advertisement -

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko i kumtoi detyrimet sipas Kalendarit të cilët, siç tha, do të publikohen si veprime të posaçme zgjedhore.

Informoi se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, gjegjësisht nga sot, KSHZ do të dorëzojë kërkesë me shkrim deri te Ministria e Punëve të Brendshme për azhurnim të Listës zgjedhore dhe për 48 orë MPB do të duhet të dorëzojë të dhëna. Nga 23 gusht deri 11 shtator deri në ora 00:00 Lista zgjedhore do të vendoset në mbikëqyrje publike në të gjithë sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së (të cilët do të punojnë në dy turne) ku qytetarët do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre. Lista zgjedhore do të mbyllet më së voni 15 ditë pas përfundimit të mbikëqyrjes publike gjegjësisht 26 shtator.

Deri më 13 shtator deri në ora 24 është afati deri kur do të mund të dorëzohen listat e kandidatëve të pjesëmarrësve në zgjedhje deri te komisionet zgjedhore komunale. Shortin për numrat radhitës të fletëvotimit KSHZ-ja do ta organizojë më së voni deri më 25 shtator. Më së voni deri më 16 tetor, gjegjësisht tre ditë para zgjedhjeve, të gjithë dorëzuesit e listave me kandidatët e konfirmuar kanë të drejtë të dorëzojnë propozime për përfaqësues të autorizuar gjegjësisht vëzhgues në zgjedhje deri te organet zgjedhore – deri te KZK dhe për vëzhgim në ditën e sotimit për këshillat zgjedhor.

Më së voni deri më 27 shtator do të nënshkruhet Kodeksi për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

- Advertisement -

Mediat kanë të drejtë të bëjnë regjistrim më së voni tre ditës nga shpallja e zgjedhjeve, gjegjësisht deri më 12 gusht deri në ora 24. Regjistrimi i mediave mund të bëhet në mejl të posaçm zyrtar të KSHZ-së i publikuar në ueb-faqe ose drejtëpërdrejtë në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Më së voni deri më 14 gusht deri në ora 24 mediat duhet t’i dorëzojnë listat e çmimeve.

Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik (sondazhet) mund të publikohet më së voni deri 13 tetor deri në ora 24, ndërsa për raundin e dytë deri më 27 tetor në mesnatë.

Më së voni deri më 18 shtator KSHZ-ja do t’i publikojë në Gazetën Zyrtare përshkrimet e të gjithë vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa komisionet zgjedhore komunale duhet t’i publikojnë ato nëpër komuna në vende të dukshme më së voni deri më 3 tetor.

Akreditimet për vëzhgues vendor dhe të huaj, organizata joqeveritare dhe institucione qeveritare mund të dorëzohen deri te KSHZ-ja nga sot përfundimisht me 9 tetor, gjegjësisht dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Të sëmurët dhe të pafuqishmit deri më 10 tetor do të munden që me njoftim përmes autorizuesit të paraqiten deri te KZK për votim në kushte shtëpie, ndërsa deri më 14 tetor është afati deri kur duhet të paraqiten personat që janë në paraburgim shtëpiak. Pleqtë, ata nëpër azilet për pleq, në INP dhe në paraburgim shtëpiak do të votojnë një ditë para zgjedhjeve, gjegjësisht më 18 tetor.

Më së voni tre ditë para votimit, KSHZ-ja do ta dorëzojë materialin e besueshëm dhe të pabesueshëm deri te të gjithë 80 komisionet zgjedhore komunale dhe deri te komisioni zgjedhor i Qytetit të Shkupit. Një ditë para zgjedhjeve, komisionet zgjedhore komunale janë të detyruara ta dorëzojnë materialin zgjedhor deri te çdo vendvotim.

Zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut u mbajtën në dy runde në tetor 2021. Rundi i parë u mbajt me 17 tetor dhe rundi i dytë me 31 tetor. Të drejtë votimi kidhin 1.824.864 banorë të RMV-së. Në zgjedhjet e rundit të parë me 17 dhjetor votuan 51,4%, ndërsa në rundin e dytë votuan vetëm 49,65%.

Atëkohë VMRO fitoi 39 komuna, LSDM – 16 komuna, BDI-10, Aleanca për Shqiptarët – 3 komuna, Besa – 2 komuna, GROM – 1 komunë.PLD/DOM – 1 komunë dhe të pavarurit- 3 komuna. (Portalb.mk)

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull