Deri në orën 17:00 të mëngjesit, dalja e votuesve në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune është 25,55 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).
Sipas komunave, në Vrapçisht dalja në votim është 30,01 për qind. Deri në orën 17:00 aty kanë votuar 8.184 qytetarë nga gjithsej 27.279 të regjistruar në Listën Zgjedhore. Dalja në votim në Mavrovë dhe Rostushë është 25,93 për qind, ku kanë votuar 2.742 qytetarë nga gjithsej të 10.575 regjistruar.
Gostivari ka dalje në votim prej 25,23 për qind. Deri në orën 17:00 aty kanë votuar 20.887 nga gjithsej 82.870 votues. Dalja më e ulët vazhdon të jetë në Qendër Zhupë, respektivisht 12,35 për qind, ku kanë votuar 934 nga gjithsej 7.562 votues të regjistruar.

