Komisioni Shtetëror Zgjedhor informoi se deri në ora 15:00 të drejtën e votës në të gjithë territorin e vendit e kanë shfrytëzuar 515.069 votues.
Nga KSHZ thanë se jehona e votuesve është 31,16%, që paraqet përqindje përafërsisht të njëjtë me zgjedhjet e vitit 2021.
Krahasuar me daljen deri në orën 13:00, që ishte 20.12% përqind, vërehet një rritje prej 10 përqind, teksa dalja më e lartë mbetet në komunat lindore, ndërsa më e ulët, në komunat në zonën e Pollogut.