Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, sot zhvilloi sot një takim pune me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut.
Me znj. Kelly McCaleb, z. Andreë Kovtun (këshilltar politik) dhe z. Adrian Ismaili (analist politik) kanë diskutuar për zhvillimet në komunën e Sarajit dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Sot pata nderin të pres në takim pune përfaqësues nga amabasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut në mesin e tyre znj. Kelly McCaleb, z. Andrew Kovtun (këshilltar politik) dhe z. Adrian Ismaili (analist politik). Diskutuam për zhvillimet në komunën tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Vlerësoj lart partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe rolin e tyre të rëndësishëm në përparimin e vendit tonë. Shpreh mirënjohje për znj. McCaleb, z. Kovtun dhe z. Ismaili për për qasjen konstruktive dhe mbështetjen e tyre në projektet e së ardhmes për komunën tonë.
Ky takim na inkurajon të vazhdojmë rrugën e zhvillimit dhe modernizimit, duke ndërtuar ura të forta partneriteti për të mirën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Elmazi.

