Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim konstruktiv me Ambasadoren e Ukrainës në vendin tonë, znj. Larisa Dir.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Ukrainë si pasojë e agresionit rus, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e mbështetjes në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Kryetari Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut qëndron fuqishëm pas vlerave universale të lirisë, paqes dhe sovranitetit – vlera që sot i mbron Ukraina. Ai shtoi se mbështetja dhe solidariteti me popullin ukrainas përbëjnë jo vetëm një përgjegjësi shtetërore, por edhe një detyrë personale.