Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do ta vizitojë Tetovën dhe zyren e atjeshme të deputetëve për kontakt me qytetarët.
Në kuadër të vizitës, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me drejtorin e bibliotekës, Binas Pajaziti, me drejtorin e Teatrit, Hasim Memishi Sopi, si dhe me drejtoreshën e Qendrës për kulturë, Njomza Imeri Ismaili.
Sipas paralajmërimit zyrtar të ueb-faqes së Kuvendit, kryetari i Kuvendit do ta vizitojë Xhaminë e larme, ndërkaq do të marrë pjesë në Koncertin e ansambleve.