Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në kuadër të vizitës së tij në Francë, është takuar me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Bruno Fuks.
“Diskutuam angazhimin e vazhdueshëm të Francës për mbështetje të perspektivës europiane të rajonit, ku theksova se për Maqedoninë e Veriut integrimi në BE mbetet prioriteti ynë kryesor.
Shkëmbyem pikëpamjet për bashkëpunimin mes Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Francës, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve dhe dialogut të frytshëm. Po ashtu, diskutuam për bashkëpunimin e suksesshëm në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare për Frankofoninë, si dhe shprehëm gatishmërinë e ndërsjellë për të shtrirë bashkëpunimin në të ardhmen”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.