Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po qëndron për vizitë zyrtare në Repulikën e Austrisë, ku ka zhvilluar takime miqësore dhe konstruktive me Kryetarin e Komunës së Hornit, Gerhard Lençing.
Gjatë takimit, kumtuan sot nga vetëqeverisja lokale, dy kryetarët e komunave diskutuan për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Tetovës dhe Komunës së Hornit, me theks të veçantë në shkëmbimin e ideve dhe iniciativave të përbashkëta.

“U potencua rëndësia e përgatitjes dhe realizimit të projekteve të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dyja komunat”, theksohet në kumtesë.
Kryetarët e komunave Kasami dhe Lençig shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, ashtu siç janë zhvillimi ekonomik, arsimi, kultura dhe menaxhimi i qëndrueshëm urban.
“Ky takim përfaqëson hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve konkrete që synojnë përfitime të ndërsjella dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët. Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksplorimit të mundësive të reja për bashkëpunim, të gjitha me qëllim promovimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të saj”, shtohet në kumtesën e Komunës së Tetovës.