Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, mori pjesë në manifestimin solemn kushtuar 84-vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Livadhi, i organizuar në shkollën “Aki Dika”.
Gjatë ceremonisë u prezantua një program i shkurtër kulturor, ndërsa u nderua edhe një nga nxënësit e parë të kësaj shkolle, Vedat Dika, i njohur për plisin e bardhë, si dëshmi e gjallë e historisë dhe rrugëtimit arsimor të komunitetit.
Kryetari Mendi Qyra vlerësoi rëndësinë e shkollës në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar dhe shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Komunës për arsimin dhe zhvillimin kulturor në rajon.



