Kryetari i Komunës së Çairit priti karateisten Rudina Aliu pas suksesit botëror në Brazil

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit priti sot karateisten Rudina Aliu, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar të Karatesë, të mbajtur në Brazil.

Gjatë pritjes, kryetari i komunës shprehu krenarinë për arritjen e sportistes nga Çairi, duke vlerësuar se ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe talentit të saj. Ai theksoi se çdo sukses i sportistëve të Çairit është një fitore për të gjithë qytetarët dhe një prezantim dinjitoz i emrit të Çairit dhe shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

“Çairi vazhdon të nxjerrë kampionë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë sportistëve tanë, sepse investimi te të rinjtë është investim në krenarinë e së nesërmes”, u shpreh kryetari i komunës.

Në fund të takimit, ai e uroi Rudina Aliun për medaljen e fituar dhe i dëshiroi suksese të reja në garat e ardhshme ndërkombëtare.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull