Kryetari i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski i prin garës në VMRO për kryetar të Qytetit të Shkupit

2 Min. Leximi

Kryetari aktual i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, përballë arkitektit Mishko Ralev. Kështu do të dukej aktualisht gara për kryetar të Shkupit midis VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, sipas përplasjes së brendshme partiake dhe para se organet partiake të marrin vendimin se kush do të jetë kandidati i tyre për pozitën më prestigjioze në vetëqeverisjen lokale.

Sipas informacioneve të TV21, me shumë gjasë në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së që do të mbahet të dielën, do të konfirmohet emri i Gjorgjievskit si kandidat. Kundërshtari më i madh i tij brenda partisë për këtë pozitë, Zllatko Perinski, thotë se nuk ka një informacion të tillë.

- Advertisement -

“Është e saktë që në ora 12:30 partia jonë VMRO-DPMNE ka caktuar takim të Komitetit Ekzekutiv dhe pritet që mes emrave të tjerë për kryetarë komunash, të shpallet edhe emri për qytetin e Shkupit, jo vetëm për Orce Gjorgjievskin, por edhe për cilindo kandidat tjetër që do të mbështetet nga partia ime. Para së gjithash, kjo është një nder i madh dhe do ta ketë mbështetjen time të plotë jo vetëm për zbatimin e programit, por edhe për fushatën që na pret para zgjedhjeve lokale”, tha Zlatko Perinski, VMRO-PMNE.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, përmes një bisede telefonike për TV21 tha:

“Nuk do t’i komentojmë emrat derisa të kalojnë në organet partiake. Tregoni durim, kjo do të ndodhë në ditët në vijim”, shtoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Sipas informacioneve nga partia opozitare, kandidati më serioz për kryetar të Shkupit është arkitekti Mishko Ralev. Ai konfirmoi për TV21 se është në lojë për këtë pozitë. Megjithatë, në garë është përfshirë edhe ish-ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova, e cila është vetëkandiduar dhe është pjesë e udhëheqësisë së partisë – diçka që Ralev nuk është.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull