Në ditën përkujtimore të heroit të kombit, Komandant Lalës – Mahi Halilit, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për jetën dhe veprën e komandantit që mbetet i paharruar në kujtesën e popullit shqiptar.
“Lala ishte njeri i popullit, luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Dehari në mesazhin e tij përkujtimor.
Komandant Lala, me jetën dhe angazhimin e tij, u shndërrua në shembull të guximit dhe vendosmërisë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Përpjekjet dhe sakrifica e tij vazhdojnë të mbeten frymëzim për brezat e rinj, të cilët trashëgojnë idealin e tij për një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.
Përkujtime të tilla, siç thekson Dehari, janë dëshmi se figurat e historisë së lavdishme kombëtare nuk harrohen kurrë, por jetojnë në zemrat e popullit që ata mbrojtën me gjakun e tyre.