Sot, kryetari i “Gjeneratës së Re”, Rijad Kerimi, realizoi një takim me drejtorin e klinikës për fëmijë, z. Rexhep Memedi.
Në kuadër të këtij takimi, ai shpërndau disa fletore për ngjyrosje për fëmijët në klinikë, me qëllim që t’u ofrohet më shumë argëtim dhe mbështetje gjatë qëndrimit të tyre.
Siç shkruan Kerimi ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të përbashkët, i cili synon realizimin e aktiviteteve dhe projekteve në shërbim të fëmijëve.

