Kryetari i Degës së BDI-së në Saraj emërohet Këshilltar në Higjienën Komunale

1 Min. Leximi

Burime të besueshme bëjnë të ditur se kryetari i degës së BDI-së në Saraj, Isni Jakupi, emërohet si këshilltar pranë drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”.

Ky vendim vjen në një kohë kur shumë aktivistë të partisë presin punësime dhe angazhime institucionale.

- Advertisement -

Isni Jakupi, i cili më parë ka mbajtur disa pozita drejtuese në institucione të ndryshme, duket se po siguron një tjetër pozitë komode, duke vazhduar ciklin e emërimeve brenda strukturave të BDI-së. Ndërkohë, pakënaqësitë mes aktivistëve të partisë po shtohen, pasi shumë prej tyre ndihen të anashkaluar në proceset e sistemimit në administratë.

Ky emërim pritet të ngjallë debat në opinionin publik, veçanërisht në radhët e anëtarësisë së BDI-së në Saraj, të cilët presin që mundësitë e punësimit të shpërndahen më gjerësisht dhe jo vetëm për individët me pozita të larta partiake.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull