Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot së bashku me zv/ministri e Punëve të Brendshme, Astrit Iseni dhe Muftiun e Muftinisë së Prilepit, H. Shefket ef. Imeri, kanë vizituar xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushëvës.
“Sot, bashkë me zv. Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Astrit Iseni dhe Muftiun e Muftinisë së Prilepit, H. Shefket ef. Imeri, kisha kënaqësinë të vizitoj xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës. E përgëzova sipërmarrësin Naser Alimi për kontributin e tij të çmuar në ndërtimin e kësaj xhamie e cila shërben si një burim reflektimi dhe udhëzimi për të gjithë banorët që kërkojnë paqen dhe dritën e fesë”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.
Kryeparlamentari Gashi viziton xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushëves
